INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bum” vizash në Gjermani, ja kush ka përfituar

“Bum” vizash në Gjermani, ja kush ka përfituar

Publikuar më: 13:36 31-07-2019

Rreth 9000 të afërm të refugjatëve me status të kufizuar të mbrojtjes shkruan DW kanë marrë viza që nga muaji gusht i vitit të kaluar. Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme në Berlin.

Një vit më parë hyri në fuqi një rregullore e re, sipas së cilës lejohet të sjellin në Gjermani të afërmit edhe përfituesit e mbrojtjes plotësuese (subsidiare). Më parë, ribashkimi i familjes ndalohej për dy vjet.

Partitë në pushtet në Gjermani, CDU, CSU dhe SPD patën rënë dakord pas negociatave të lodhshme për ta lejuar bashkimin familjar edhe për këtë kategori personash. Por ata e kufizuan numrin e përgjigjeve pozitive për kërkesat, megjithatë, në 1.000 në muaj.

Mbrojtja plotësuese u jepet kryesisht refugjatëve të luftës, të cilët nuk persekutohen individualisht në atdheun e tyre, por janë në rrezik atje.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428