Bayern Munich ka mposhtur Schalken 2:0 në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Bundesligas. Bavarezët edhe pas ndeshjeve të kombëtareve nuk e kanë humbur ritmin duke fituar dhe sfidën e dytë në kampionat me rezultatin 0-2 këtë herë në transfertë ndaj Schalke 04. Në Gelsenkirchen, skuadra e Ancelottit ka vuajtur jo pak në gjetjen e golit, por në fund ka ruajtur jo vetëm rrjetën e paprekur por ka marrë dhe pikët maksimale.
Ky gol i Lewandowskit në minutën e 81-të, i hoqi Bajernit “shqetësimin” e një frenimi të mundshëm, me sulmuesin polak që u konfirmua sërish si zgjidhësi i problemeve për skuadrën e Ancelottit. Ndërkohë që në fund, Bajerni e bëri më të bukur suksesin falë golit të dytë të shënuar nga Kimich, pas një asisti të Leëandoëskit që mbylli përfundimisht dhe ndeshjen.