INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bundestagu kritikon opozitën, Hahn: Bojkoti të çon hapa prapa

Bundestagu kritikon opozitën, Hahn: Bojkoti të çon hapa prapa

Publikuar më: 14:17 27-02-2019

Kriza politike në Shqipëri, djegia e mandateve dhe protesta e opozitës ka rritur nivelin e shqetësimit jo vetëm në Bruksel, por edhe në Bundestagun e Gjermanisë.

Së fundmi për situatën e krijuar në Shqipëri ka reaguar zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU udhëhequr nga kancelarja Merkel në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Hahn u shpreh se bojkotimi i parlamentit shënon për Shqipërinë një hap të madh prapa, ndërsa ka bërë thirrje për uljen në dialog të palëve dhe protesta paqësore.

“Situata aktuale, e sidomos bojkotimi i parlamentit është një hap i madh prapa.Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Në se ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh. Kam këshillën që të mos bojkotohet Parlamenti dhe që mundësisht të braktiset kjo rrugë e nisur, në mënyrë që sërish të krijohet një bashkëpunim normal.”

I pyetur nëse në këtë moment do të kishin kuptim zgjedhjet e reja Hahn përgjigjet.

“E çfarë do të mësonin partitë nëse do të imponoheshin zgjedhje të reja në një mënyrë që nuk parashikohet nga kushtetuta? Ta zëmë se do të kishim kështu një parti tjetër në pushtet. Çfarë do të mësonte partia opozitare nga kjo? Këtu shtrohet pyetja se ku dëshiron të shkojë Shqipëria. Dëshiron të jetë një vend i qëndrueshëm demokratik, dëshiron të bëhet pjesë e BE-së? Por jo bojkoti, bojkoti nuk është i përshtatshëm për përkrahjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.”

Sa i përket celjes së negociatave diplomati gjerman shprehet se në disa aspekte nuk është bërë asnjë lëvizje, duke vlerësuar vetëm procesin e vettingut. Sipas tij ka ende shumë pikëpyetje lidhur me vlerat e demokracis në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941