Aktori turk Burak Ozzcivit i është rikthyer xhirimeve të serialit “Osmani”, pas disa ditëve pushimi me familjen.
Pritet që shumë shpejt ky serial historik dhe i suksesshëm të rikthehet në ekran me epsiodet e reja dhe puna ka nisur.
Për sezonin e ri, aktori kryesor Burak Ozçivit ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët e tij të gjatë.
Aktori postoi një foto teksa ndodhej tek berberi dhe komentet nuk munguan. Mes komenteve ra në sy komenti i bashkëshortes së aktorit, Fahriye Evcen.
“Ti dukesh përherë shumë mirë, por këtë herë dukesh akoma më mirë”-komentoi Fahriye, kompliment i cili u pëlqye shumë nga fansat.