INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për djalin e deputetit, Gjykata e Krujës le në qeli Rexhep Rrajën

Burg për djalin e deputetit, Gjykata e Krujës le në qeli Rexhep Rrajën

Publikuar më: 09:34 02-10-2018

Rexhep Rraja nuk fiton lirinë. Është Gjykata e Krujës e cila ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Rrexhep Rraja doli sot para gjykatës së Krujës për t’u njohur me masën e sigurisë pas akuzave për dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisiela Maloku.
Ai ka dalë nga paraburgimi i shoqëruar nga efektivet, ndërkohe që te dera e priste furgoni i policisë.
Rexhep Rraja u arrestua të dielën pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e Xhisiela Malokut.
Ndonëse ndaj tij është ngritur vetëm akuza e ‘përndjekjes’, ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se 25-vjeçarja ishte dhunuar.
Por një ditë më parë, në intervistë televizive Xhisiela Maloku këmbëngulte se nuk është dhunuar apo përdhunuar nga ish i dashuri i saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047