INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për gardistin Admir Dervishi, vrau bashkëshorten

Burg për gardistin Admir Dervishi, vrau bashkëshorten

Publikuar më: 09:15 08-04-2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Admir Dervishin. Gjatë mëngjesit të ditës së premte Gjykata e krimeve të rënda ka dhënë masën arrest me burg për gardistin Admir Dervishi,  cili është autori i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Mëngjesin e dy ditëve më parë, Admir Dervishi vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ilda Dervishi 28 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Në momentin e krimit në banesë kanë qënë edhe dy fëmijët e mitur të çiftit. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë janë bërë me dije dhe detaje nga jeta e çiftit. Sipas të dhënave gardisti Dervishi e dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, e cila i ishte drejtuar dhe policisë për këtë fakt. Ndërkohë edhe familjarët e Ilda Dervishit, kanë thënë për mediat se ngjarja e rëndë ishte paralajmëruar, pasi dhuna e Admir Dervishit ka qënë e vazhdueshme ndaj nënës së dy fëmijëve. 

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508