INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për hacker-in e fotove të Jennifer Lawrence  [FOTO]

Burg për hacker-in e fotove të Jennifer Lawrence [FOTO]

Publikuar më: 13:47 25-01-2017

Një 29 vjeçar u dënua me 9 muaj burg pasi kishte hackuar llogarinë online të Jennifer Lawrence.

Madje personi në fjalë, kishte hackuar edhe personazhe të tjerë të famshëm duke iu vjedhur atyre informacionin privat, përfshirë këtu edhe fotot nudo.

Edward Majerczyk nga Çikago është 29 vjeçari që ishte kthyer në tmerrin e personave të njohur pasi iu vidhte atyre fjalëkalimet e emaile-ve dhe llogaritë e tjera online.

Përveç  burgimit, Majerczyk u urdhërua gjithashtu të paguajë edhe gjobën prej 5700 dollarësh. Ai u deklarua fajtor vitin e kaluar pas një akuze të bërë për futje të pautorizuar në një kompjuter të mbrojtur prej të cilit kërkonte të merrte informacione.  

Avokati i Majerczyk, thomas Needham tha gjatë paraqitjes në Gjykatë se klienti i tij vuante nga depresioni dhe se vizitonte shpesh faqet pornografike ne internet si për të mbushur disa boshllëqe dhe zhgënjime në jetën e tij.

Ndërsa vetë Lawrence e ka quajtur veprimin e tij si një “krim seksi”.

"Kjo nuk është një skandal. Është një krim seksi i mirëfilltë ". "Kjo është një shkelje seksuale. Është e neveritshme. Ligji duhet të ndryshohet, dhe ne kemi nevojë për të ndryshuar”, tha ajo për Vanity Fair. 

jennifer-lawrence-vanity-fair-11-november-cover-ss04.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266