INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për katër të 'fortët' e fshatit Nikël. Gjykata lë në arrest shtëpie njërin prej tyre

Burg për katër të 'fortët' e fshatit Nikël. Gjykata lë në arrest shtëpie njërin prej tyre

Publikuar më: 11:12 16-09-2018

Gjykata e Krujës dha sot masën e sigurisë për pesë të fortët e fshatit “Nikël”. Trupi gjykues vendosi të lërë në burg katër nga pesë të ndaluarit. Gjykata vendosi arrest me burg për Marklen Hakën 27 vjeç, Ylli Çangun, 42 vjeç,  Skënder Lezën, 34 vjeç, Valter Bamin,32 vjeç. Ndërsa për Lutfi Hakën 67 vjeç, u caktua masa arrest shtëpie.  Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë nisi nën masa të forta sigurie. Pesë personat u arrestuan në një aksioni të ndërmarrë pak ditë më parë nga forcat RENEA. Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykatës, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale që dyshohet se veprojnë në trekëndëshin Krujë-Durrës-Tiranë Aksioni nuk hasi rezistencë, ndërsa gjatë ndërhyrjes u shoqëruan 11 persona, por urdhër-arrestet u prenë vetëm për pesë prej tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322