INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për nënën monstër. Ajo pranon: Vajza u abuzua nga bashkëjetuesi

Burg për nënën monstër. Ajo pranon: Vajza u abuzua nga bashkëjetuesi

Publikuar më: 13:40 13-09-2016

Nëna e 12 vjeçares, e cila është abuzuar sekualisht prej 6 vitesh nga bashkëjetuesi i saj, është lënë në burg pa afat nga togat e zeza. Në seancën gjyqsore kur u shpall masa e arrestit, 40 vjeçarja Selvie Yzeiraj, ishte e braktisur nga familja dhe me një pamje të trishtuar në momentin që ka mbërritur këtë paradite në gjykatën e Fierit. Shtetasja Selvie Yzeiraj fillimisht ka mohuar akuzat, në momentin kur në sallë kanë qënë të pranishme kamerat, por më pas ka heshtur pasi është këshilluar nga avokati i saj.
Gjatë seancës, trupa gjykuese ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat, nën akuzën e “abuzimit seksual” dhe “përdorimit të lëndëve narkotike”.
Por burimet mediatike kanë bërë publike se 40 vjeçarja, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar kryerjen e abuzimeve ndaj së miturës dhe madje ka pohuar se e ka parë me sytë e saj atë.
Për rrjedhojë, prokurorët i kanë komunikuar se do të akuzohej për bashkëpunim. Ndërkohë, për partnerin e saj, shtetasin Ilmi Hoxha, do të rëndojnë akuzat më të rënda, konkretisht ajo e “abuzimit me të mitur” dhe “përdorim narkotikësh”.
Vajza 12 vjeçe e Selvie Yzeirajt e denoncoi javën e kaluar në polici dhunimin të cilit i nënshtrohej nga njerku i saj. Nga hetimet rezulton se, nëna e saj ka qenë e arrestuar disa muaj më parë në Durrës për ushtrim prostitucioni.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883