INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për sekserin që kërkoi lekë dhe seks në këmbim të notës

Burg për sekserin që kërkoi lekë dhe seks në këmbim të notës

Publikuar më: 14:13 10-09-2016

Sekseri i Universitetit të Kamzës, Besim Nasufi, ka marrë sot masën e arrestit me burg nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për ndikim të paligjshëm pas publikimit të një videoje  nga Fiks Fare, në të cilën nuk kërkonte vetëm  para në këmbim të notës nga studentët, por edhe favore seksuale, me të cilat mund të siguroje edhe një vend pune.Sekseri u filmua nga Fiks Fare dhe u trajtua  si rast në këtë emision. Ai nuk u mjaftua vetëm me paratë pasi filloi të kërkonte edhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese. Pas disa takimesh me gazetarët e Fiksit, Nasufi kërkon që njëra nga bashkëpunëtoret e emisionit investigativ të bëhet e dashura e tij. Mësohet se 65-vjeçari Besim Nasufi, pas publikimit të rastit në Fiks Fare pati probleme shëndetësore dhe u shtrua në spital.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332