INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për vrasësin e gruas në Patos. Ja ç’dëshmon ai…

Burg për vrasësin e gruas në Patos. Ja ç’dëshmon ai…

Publikuar më: 10:34 27-07-2016

Shpëtim Goxhaj, i cili tre ditë më parë masakroi në Patos 7 herë me thikë gruan në sy të fëmijës është dënuar me burg. Mësohet se ai ka dhënë dëshmin e tij me detaje, duke treguar se gjithçka kishte nisur nga një debat banal xhelozie. Ai ka treguar se dyshonte se gruaja e tradhëtonte.
Autori ka sqaruar se nuk kishte pasur qëllim ta vriste gruan, por ishte nervozuar dhe nuk e kishte kontrolluar dot veten, pasi ajo e kishte qëlluar e para.

Ja pjesë nga dëshmia e tij:
“Kur nisëm të debatonim ishim vetëm në banesë, pasi dy fëmijët e mëdhenj kishin shkuar në një gëzim familjar, në një dasmë te të afërmit tanë. I vogli flinte. U grindëm me fjalë. Teksa po debatonim, ajo më qëlloi e para. Më pas, edhe unë e godita me thikë. Kur pashë se çfarë ndodhi dhe gruan ashtu të përgjakur, u trondita. Më pas, nuk mbaj mend më asgjë, madje as momentin kur policia erdhi dhe më arrestoi. Nuk doja ta vrisja nënën e fëmijëve të mi. Jam penduar”.

Goxhaj akuzohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

Article Logic
Execution time: 0.0036468505859375