Peticion nga tifozët për të kërkuar burgimin e përjetshëm të Shkodran Mustafit. Kjo është ngjarja e pazakontë që ka ndodhur në klubin e Arsenal ku protagonisti kryesor është mbrojtësi shqiptar.
“Topçinjtë” kanë humbur seriozisht shanset për kualifikimin në Champions pas humbjes 3-2 ndaj Crystal Palace dhe tifozët po bëjnë përgjegjës kryesorë pikërisht Mustafin për pësimin e golit të dytë.
“Një lojtar, me emrin Shkodran Mustafi, ka mashtruar një klub futbolli. Me gafat e tij, ai është përgjegjës për miliona dollarë aparate të thyer, si televizorë dhe pajisje të lëvizshme. Duhet të bëhet një hetim për këtë çështje.” - shkruanin ata të indinjuar.