INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burgjet të mbipopulluara. Shqiptarët ‘vrasësit’ e rajonit të Ballkanit [VIDEO]

Burgjet të mbipopulluara. Shqiptarët ‘vrasësit’ e rajonit të Ballkanit [VIDEO]

Publikuar më: 17:37 19-09-2018

Burgjet shqiptare janë të mbipopulluara, duke shënuar dhe numrin më të madh të të burgosurve në të gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Prison Studies, për vitin 2018, Shqipëria mban rekord për numrin e të burgosurve për 100 mijë banorë. Janë 193 të burgosur për 100 mijë banorë të cilët shkojnë pas hekurave, shifër kjo disa herë më e lartë se sa në vendet e tjera të rajonit tonë. Por, ajo që është edhe më e frikshme është rritja e numri të të dënuarve me burgim të përjetshëm, çka do të thotë se është shtuar kriminaliteti dhe veprat e rënda. Sipas të dhënave të fundit, vetëm në vitit 2017 u dënuan me burgim të përjetshëm 164 persona. Sipas kategorive të veprave penale, në Shqipëri vrasjet zënë peshën më të lartë të krimeve të kryera nga të burgosurit, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, krimi më i shpeshtë është vjedhja. Në vend të dytë peshën më të lartë e zë vepra penale e vjedhjes dhe vendin e tretë trafiku i drogës. Edhe të dhënat e tjera të INSTAT dhe Eurostat tregojnë se Shqipëria ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja. Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Pas Shqipërisë për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi e ndjekur nga Serbia e Maqedonia. Ndërsa numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnjë Hercegovina.

Numri i të burgosurve / 100 mijë banorë në 2018

Shqipëria                 193 të burgosur

Mali i Zi                   174 të burgosur

Maqedonia               134 të burgosur

Bosnjë Hercegovina   73 të burgosur

Kosova                      10 të burgosur

 

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666