IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Burgoset fansi i çmendur: Kylie Jenner është e sigurtë…tani për tani

Burgoset fansi i çmendur: Kylie Jenner është e sigurtë…tani për tani

Publikuar më: 15:46 28-12-2015

Bukuroshja 18 vjeçare  është e sigurtë edhe për 72 orë të tjera pasi fansi "i fiksuar" që u përpoq t’i afrohej u fut në burg.

Megjithatë ai mund të jetë sërish i lirë dhe sërish rrezik për Kylie. Njeriu që u përpoq të futej me forcë në pronën e shtëpinë e motrës së vogël Jenner javën e kaluar u kap përsëri pasi ia doli një herë të arratisej nga spitali psikiatrik. TMZ bën me dije se autoritetet mundën ta burgosin atë në qeli edhe për 72 orë të tjera, kohë që s’mund të jetë e mjaftueshme për të mundësuar një herë e mirë sigurinë fizike të Kylie-t. I kërkuari mendon se është “shpirti binjak” i të dashurës së Tygas. Burimet e pranë familjes Kardashian bëjnë me dije për TMZ se i përfoluri është futur të paktën 10 herë në shtëpinë e Jenner. Edhe pse shifra duket e ekzagjeruar, le të shpresojmë që të jetë hera e fundit ose i gjithë Instagrami do të kaplohet nga kriza.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0028090476989746