Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkursin për burgun e ri të Shkodrës i cili është duke u ndërtuar dhe shumë shpejt do të presë të burgosurit e parë.
Në këtë burg janë shpallur 342 vende të reja pune për këtë arsye Ministria e Drejtësisë ka shpallur edhe konkursin.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se 327 vende të lira janë për punonjës të rolit bazë dhe 15 pozicione të reja të rolit të mesëm.
Godina e burgut të ri dorëzohet në 3 dhjetor. Ndërsa personat e interesuar mund të aplikojnë tek adresa elektronike e ministrisë.