IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Burrat duhet të bëjnë punë shtëpie për të pasur një shëndet më të mirë[VIDEO]

Burrat duhet të bëjnë punë shtëpie për të pasur një shëndet më të mirë[VIDEO]

Publikuar më: 18:14 29-01-2018

Studiuesit kanë gjetur se çdo ditë, gratë ne moshe shpenzojnë mesatarisht 2 orë më shumë për të bërë punët e shtëpisë sesa burrat.
Por kur burrat e moshuar nisën të angazhoheshin më shumë në punët e shtëpisë kjo u reflektua me një përmirësim në shëndet.
Studiuesit e universitetit të Bremenit në Gjermani morën në hulumtim 36.240 burra dhe gra të grupmoshës 65 e lartë nga Italia gjermania. SHBA dhe UK.
Hulumtimet treguan se femrat ishin ato që angazhoheshin më shumë në punët e shtëpisë dhe reflektonin një shëndet më të mirë se partnerët e tyre.
Gjithashtu të moshuarit që shpenzonin 3 deri në 6 orë me punët e shtëpisë kishin 25% më shumë gjasa që të raportonin një shëndet më të mirë në krahasim me ata që shpenzonin vetëm 1deri në 2 orë.
Udhëheqësi i studimit Tilman Brand deklaroi se pavarësisht se meshkujt tregohen neglizhent ndaj punëve ata në këtë mënyrë rrezikojnë shëndetin e tyre, pasi në moshën që janë aktiviteti fizik i bën ata më të shëndetshëm.
"Prandaj ndajini punët në mënyrë të barabartë që të jetoni më gjatë" këshilloji ai.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0021111965179443