Ata janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar të momentin në showbiz-in shqiptar. Që kur lidhja e Feros dhe Arbenitës u bë publike ata janë në qendër të mediave rozë dhe nuk rreshtin së shprehuri dashurinë njëri-tjetrit publikisht.
Mirëpo së fundmi ka ndodhur diçka që mund t’ua ketë prishur qetësinë. Para disa javësh, Arbenita mori vëmëndjen e mediave duke na treguar nëpërmjet një instastory se ajo ka akses në instagramin e Feros dhe se aty gjeti një fanse të çmendur te reperit e cila i dërgonte foto.
Sikur të mos mjaftonte fotoja me një prej fanseve të tij, u publikua dhe një bisedë e reperit me një fanse të tij nga Prishinta e cila i kërkonte të zhvendosej në kryeqytet, por më pas u zbulua se ishte diçka “Fake”.
Pavarësisht gjithçkaje, këto ngjarje s’kanë ndikuar aspak në lidhjen e tyre dhe ditën e sotme, modelja e nisi me një video, në të cilën shihet Fero duke pikturuar atë.
“Tu e pikturu grun. Mirmengjesi”, ka shkruar ajo.