Një ngjare e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Dy gra janë djegur për së gjalli nga bashkëshorti i tyre për motive të dobëta.
Policia bëri me dije se pasi rrëfeu krimin makabër, burri argumentoi se ngjarja kishte ndodhur sepse nëna e tij nuk i pëlqente nuset.
Kjo ngjarje monstruoze ka ndodhur në Indi. Sipas medieve lokale indiane Deepa Rami i nxori të dyja gratë nga shtëpia me pretekstin se do tu blinte bizhuteri dhe i ka djegur të gjalla, brenda makinës.
Dy viktimat janë Daria Devi (25 vjeç) dhe Mali Devi (27 vjeç) dy gra shumë të respektuara dhe të dashura për të gjithë banorët e zonës.
Akti monstruoz pritet të gjykohet sot nga gjykata indiane.