Një shofer i një agjencie funeralesh ka humbur makinën bashkë me trupin e të vdekurit në të. Punëtori i funeralit ishte dërguar në Itali për të marrë trupin e një gruaje dhe për ta çuar në vendlindjen e saj në Poloni.
Mirëpo, gjatë rrugës, ai ndaloi në Mynih për të ngrënë dhe si duket e teproi disi me pijen gjatë drekës. Pasi doli, ai nuk e gjeti më makinën, as më saktë nuk mbante mend ku e kishte lënë.
Shoferi i tha policisë së ai e kishte parkuar makinën pranë stacionit hekurudhor, por nuk mbante mend saktësisht vendin. Autoritetet deklaruan se pija që ka konsumuar gjatë drekës ka ndikuar te ai.
U deshën pothuajse 24 orë për ta gjetur makinën e funeralit dhe automjeti nuk ishte pranë stacionit të trenit, siç kishte pohuar burri.