INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Burri i ëndrrave'/ Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana Zefi zbulon çfarë ndodhi me të

'Burri i ëndrrave'/ Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana Zefi zbulon çfarë ndodhi me të

Publikuar më: 13:30 19-11-2024

Reperja Loredana Zefi ka rrëfyer për herë të parë depresionin e përjetuar pas ndarjes nga këngëtari Mozzik. Në librin e saj autobiografik, artistja tregon se pas ndarjes kishte rënë në vetëm 43 kilogramë, duke mos u ushqyer dhe duke konsumuar vetëm duhan e pije energjike.

Kjo gjendje, siç shkruan vet Loredana, ishte rrjedhojë e lidhjes së fortë emocionale që kishe krijuar me atëherë partnerin e saj, sa që mediat zvicerane i referohen edhe si “varshmëri” nga ai.
Në disa te pjesë të tjera të autobiografisë, ajo rrëfen se Mozzikun e pyeste edhe për flokë e veshje, e madje atë kohë e konsideronte si “burrin e ëndrrave të saj”, ndarjen me të cilin nuk e mendonte kurrë.

Një detaj interesant i shkëputur nga libri është fakti ku Loredana thotë se për ndarjen me Mozzik, kishte pasur vështirësi t’i tregonte familjes së saj, duke shtuar se nga 10 fëmijë sa janë në familjen e saj, asnjëri s’kishte pasur martesë të dështuar.
I pathënë më parë, është edhe fakti se divorci mes dyshes ka përfunduar tashmë, ndonëse ata ka pesë vite që nuk janë më bashkë.

E për romancën e re me futbollistin e Dortmundit, ajo thote se “gjithçka është perfekte, dhe se e duan shumë njëri-tjetrin”, e shkon edhe më tej duke pohuar se po dashuron si kurrë më parë.
Shtatë vite diferencë mes Loredanës dhe Adeyemit duket se nuk janë aspak pengesë për këngëtaren, pasi sipas saj ai e kupton dhe e përkrah më shumë se kushdo tjetër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219