Burri më i vjetër në botë quhet Mbah Gotho.
Ai jeton në Xhakarta, Indonezi dhe është 145 vjeç. Ditëlindja e tij është më 31 dhjetor 1870. Sipas 145-vjeçarit, sekreti i të jetuarit kaq gjatë është: “Të kesh shumë durim”.
E veçanta është se Mbah Gotho thotë se kishte filluar të mendonte për vdekjen në vitin 1992. Ai kishte bërë gati edhe varrin.
Deri tani ai jeton, por gjendet në kushte jo të mira fizike.