INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Burri me thikë vret deputeten, ja momenti i arrestimit [VIDEO]

Publikuar më: 09:59 17-06-2016

Ky është momenti kur policët arrestojnë një burrë, i cili mendohët se është autori i vrasjes makabre të deputes britanike Jo Cox. Mamaja e dy fëmijëve u sulmua me thikë te një librari në Birstall, pranë Leeds në orarin e drekës.

Dëshmitarët raportuan se agresori u dëgjua të ulëriste “Britania Mbitëgjitha” gjatë incidentit në të cilin Znj. Cox u “qëllua tre herë” dhe u “ther në mënyrë të përsëritur me një thikë të gjatë”.

Ajo u la në vendin e krimit e rrethuar nga një pellg gjaku nga atentatori, i cili mësohet gjithashtu se e goditi me shkelma atë teksa ajo qëndronte pa ndjenja në tokë dhe më pas u largua qetësisht. Mësohet se emri i tij është Tommy Mair dhe është përshkruar nga fqinjët si “një njeri i vetmuar”.

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697