Ajo është një prej supermodelve më të njohura shqiptare dhe mbase nuk do ta besoni por Emina Cunmulaj ka mbushur plot 34 vjeç, ndonëse për shkak të freskisë së saj duket vite më e re.
Dhe nuk kishte se si këtë 34 vjetor të mos e festonte në mënyrën më luksoze dhe romantike të mundshme, fundja bashkëshorti i saj milioner është kujdesur në çdo detaj për ta bërë ditëlindjen gruas së tij sa më speciale.
Nga dekori me tollumbacë rozë, tek "arratisja" në çift ai i ka menduar të gjitha.
Sam i ka rezervuar një mbrëmje romantike, nën efektin e qirinjve, flakës, verës, diçka romantike për të dy, ndërsa Emina shkruan në foto: "Shkojmë diku ku të jemi privat", ndërsa çifti duket se po e shijon në maksimum këtë atmosferë!