Ruan Liangming është i njohur edhe më parë për këtë “sport të çuditshëm”. Ai ka thyer sërish një tjetër rekord “Guinness”.
Me origjinë nga Kina Lindore dhe profesion bletërritës Ruan ka lyer të gjithë trupin e tij me mjaltë.
Në trupin e tij kanë vërshuar 60 bletë mbretëresha dhe më shumë se 630 mijë bletë me një peshe totale 65 kilogramë.
Ai nuk ka përdorur asnjë mjet mbrojtës për pjesët delikate të trupit si sytë, hunda dhe goja.