INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burri rrëfen në gjykatë:

Burri rrëfen në gjykatë: "E vrava gruan se nuk pushonte së qeshuri"

Publikuar më: 10:57 29-07-2017

Kenneth Manzanares akuzohet se ka vrarë të shoqen 39-vjeçare, Kristy Manzanares, trupi i së cilës u gjet me plagë në kokë në kabinën e tyre. Autoritet policore thonë se Manzanares e qëlloi gruan e tij ndërsa po lundronin me anije për në Alaskë sepse ajo nuk ndalonte së qeshuri me të në prani edhe të fëmijëve. Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, dëshmitarët që hynë në kabinën e çiftit para agjentëve të sigurisë, kanë thënë se e kanë parë 39-vjeçarin duke tërhequr trupin e viktimës drejt kuvertës ndërsa po tentonte ta hidhte në det. Ishin pikërisht të pranishmit aty që nuk e lejuan të bënte këtë veprim duke e kapur gruan nga kyçet dhe duke e futur sërish brenda. Rojat e sigurisë në anije u lajmëruan dhe e gjetën atë të plagosur ndërkohë që 20 minuta më vonë 39-vjeçarja ndërroi jetë. Dëshmitarët dhe agjentët e sigurisë rrëfyen se burri kishte njolla gjaku në rroba ndërkohë që në kabinën e tyre shenjat e gjakut gjendeshin kudo. Kur e pyetën se çfarë kishte ndodhur, i dyshuari raportohet të jetë përgjigjur se ajo “nuk pushonte së qeshuri me mua”. Ndërsa gjatë kontrollit të agjentëve të FBI-së në kabinë, ai raportohet të ketë thënë se “jeta ime mori fund”. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Kroçerën Emerald Princess. Çifti nga Utah, Amerikë, ishte në bordin e anijes me një grup të madh ku merrnin pjesë të rritur e fëmijë. Të pranishëm në udhëtim ishin edhe 3 fëmijët e çifit. Lundrimi për në Alaskë zgjaste një javë, që nga nisja që bën në Seattle, Washington, të dielën.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049