Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar ku burri vrau gruan me çifte dhe plagosi kunatën.
Sipas burimeve zyrtare, Kasem Lila, 56 vjeç , pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri, çifte, bashkëshorten e tij shtetasen Afize Lila, 41 vjeçe, banuese në Ndroq, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave shtetasja Z. Lila, 56 vjeçe banuese në Ndroq, e cila ndodhet në S.Q.U.T, nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1. Një armë gjahu teke.
2. Dy gëzhoja arme gjahu.
3. 20 fishek arme gjahu.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vrasjes për shkak të marëdhënieve familjare”, parashikuar nga Neni 79/c të Kodit Penal.