INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burrnesha e Mirditës, që nuk u martuar kurrë. Ja historia e rrallë…

Burrnesha e Mirditës, që nuk u martuar kurrë. Ja historia e rrallë…

Publikuar më: 09:57 07-06-2016

Lule Bib Luka ka lindur për të qënë grua, por shumë vite më parë vendosi të përvetësonte rolin e burrit. Ajo sot është burrnesha më e famshme në zonën e Mirditës dhe ndër të fundit në Shqipëri. Lule është 77 vjeçe. Ajo nuk vesh rroba burrash dhe mban rrobat tradicionale të gruas mirditore, por veshja nuk e pengon për të qënë një burrneshë.
Historia e saj është shfaqur në filmin “Lulet e egra”, me regji të Fathia Bazi që është me origjinë holandezo-marokene. Filmi “Lule të egra” është ekranizim i jetës së bareshës dhe virgjëreshës shqiptare, Lule Bib Luka.
Lulja në film tregon pse la jetën e saj si grua, vitet me të vëllanë dhe ditët e fundit kur i duhet ta braktisë jetën e burrneshës. Tani, pas më shumë se 60 vitesh si e tillë, ajo lë fshatin përgjithnjë dhe merr rrugën drejt qytetit, pasi jeta mes maleve ka filluar t’i bëhet e papërballueshme. Për këtë histori të rrallë ka dhënë një intervistë për Gazetën Shqiptare, regjisorja Fathia Bazi.

Ja intervista:

Si e njohët Lulen?

- Historia fillon në vitin 2014. Kisha dëgjuar për burrneshat dhe isha shumë e interesuar për këtë traditë shqiptare, megjithëse në disa vende të botës ka tradita të ngjashme në kultura të ndryshme patriarkale, ku gratë duhen të bëjnë disa gjëra të veçanta që të jetojnë sipas ideve të tyre. Ndërsa kërkoja të gjeja këto gra, dikush më tha se Dedë Peraj mund të më tregonte një burrneshë që ishte ndryshe nga të tjerat dhe nuk kishte dalë në asnjë gazetë më parë.

Por Lula vishet si grua, si e shpjegon këtë?

- E kam pyetur, pse je burrneshë dhe nuk vishesh si një burrë, por mban rroba tradicionale mirditore? Ajo më tha se, për të, të qenit burrneshë është diçka që e ke në kokë. Dhe mendova se ishte interesante. Ajo zgjodhi të rrinte si një virgjëreshë që të ndihmonte të vëllain.
Historia e saj nisi me një fejesë që në djep.

Kur e vendosi ajo të bëhej burrneshë?

- E fejuan që në vegjëli. Në moshën 8 vjeçare mësoi nga e motra që ishte e fejuar. Atë kohë ajo luante me djalin që e kishin fejuar dhe e quante xhaxha, ndërsa e motra një ditë i tha mos luaj me atë se ai është i fejuari i “djepit”. I ati i kishte vdekur para se të lindte e jetonte me vëllian dhe motrën. Lula kuptoi se kur ajo dhe e motra do të martoheshin dhe i vëllai do mbetej vetëm. E në atë kohë ajo pyeste vetën, nëse mund të jetonte gjithë jetën me të vëllanë dhe të mos martohej. Dhe këtë vendim e morrin në moshën 16 vjeç. Nuk u martua.

Si e priti i fejuari?

- Rreth moshës 20 vjeç ai e rrëmbeu në mes të natës, pasi nuk pajtohej me vendimin e saj. Po familja e rimorri dhe i tha , martohu me dikë tjetër. Ndërsa ajo iu dha këtë përgjigje të gjithëve: “Unë betohem në Zot, se nëse martohem me dikë tjetër, ju mund të vrisni tre vetë nga familja ime. Nuk do të martohem asnjëherë me askënd.”

Si vijoji jeta e saj?

- Ajo preu flokët dhe familja i dha një armë. Kur dilte nuk e linte kurrë armën në shtëpi dhe atë e ka mbajtur deri vonë. Ju kërkua të vishej dhe si burrë, por nuk pranoi me argumentin se burrënesha është në kokën e saj dhe në mënyrën e jetësës dhe jo mënyrë veshjeje. Njerëzit filluan ta respektonin dhe për këtë. Ajo vijoi për shumë vite të jetë bareshë dhe ka ndihmuar shumë njerëz të zonës duke fituar dhe shumë reputacion.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885