INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bursa dhe tarifat, ministrja Shahini sqaron studentët

Bursa dhe tarifat, ministrja Shahini sqaron studentët

Publikuar më: 16:44 28-01-2019

Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini në një deklaratë për mediat ka sqaruar edhe njëherë ligjin e vendosur për përgjysmimin e tarifave.

Shahini shprehet se qeveria e ka vënë tashmë buxhetin në dispozicion të Arsimit të Lartë, ndërkohë që shpjegon se studentët përfitues, të cilët e kanë paguar tarifën janë tashmë në proces rimbursimi.

Ndërkohë shtyhet edhe afati për pranimin e dokumentacionit.Ministrja sqaroi edhe sesi do të llogariten bursat për kategori të caktuara, duke nënvizuar se bursat do të jepen nga qeveria.

"Studentët të cilët kanë paguar tarifën e plotë janë në proces të rimbursimit. Gjithashtu kemi marrë informacion nga universitetet që do të shtyjnë afatin që është data 31 janar për pranimin e dokumentacionit të nevojshëm për bursat, në mënyrë që t’u lihet më shumë afat studentëve në nevojë për plotësimin e dokumentacionit.

Për notën mesatare 9 dhe 10 te studentët e vitit të dytë dhe të tretë merret parasysh mesatarja gjatë viteve të universitetit. Për studentët e vitit të parë e ciklit të parë merret parasysh mesatarja e arsimit të mesëm. Është bërë kalkulimi dhe i është dërguar universiteteve. Për kategoritë e veçanta deri vitin e kaluar bursa është ndarë në një bashkëpunim mes universitetit dhe bashkive, por nga ky vit duhet ta përmend se bursat do të jepen nga qeveria" u shpreh Shahini.

Shahini bëri apel që të zevndësohen orët e humbura më parë dhe të ketë angazhim të plotë për të zevendësuar mësimin.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666