INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bursa për në SHBA, amabasada Amerikane: Thirrje për profesionistët në Shqipëri

Bursa për në SHBA, amabasada Amerikane: Thirrje për profesionistët në Shqipëri

Publikuar më: 09:07 14-03-2018

Ambasada Amerikane u bën thirrje shqiptarëve që të aplikojnë në projektin e bursave 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një program shkëmbimesh dy palëshe.

Aplikimet do të bëhen brenda dates 31 mars e projekti në fjalë përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga SHBA.

“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars”, -thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609