INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati akuzon Bashën: Theve rregullin e pashkruar “në gjuhë të huaj e jashtë shtetit s’hidhet baltë për Atdheun”

Bushati akuzon Bashën: Theve rregullin e pashkruar “në gjuhë të huaj e jashtë shtetit s’hidhet baltë për Atdheun”

Publikuar më: 19:01 29-03-2017

Kryedemokrati Lulzim Basha  nuk i kurseu akuzat në kongresin e PPE-së që po mbahet në Maltë. Duket se këto akuza e kanë revoltuar ministrin tonë të Jashtëm. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Ditmir Bushati i përvishet Bashës, duke i thënë se ka hedhur baltë mbi Atheun e tij me të pavërtetat që ka deklaruar atje.

STATUSI I PLOTE

Lulzim Basha theu sërish një rregull të pashkruar por elementar të jetës publike: në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun!

Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare.

Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bidesimeve për anëtarësim në BE.

Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në: 1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut; 2. Rikthim në Kuvend; 3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët.

Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447