INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati flet për negociatat me Greqinë: Ende nuk kemi një datë përfundimtare por po punojmë

Bushati flet për negociatat me Greqinë: Ende nuk kemi një datë përfundimtare por po punojmë

Publikuar më: 13:11 18-07-2018

Në një intervistë për mediat ditën e sotme, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhënë ka ndarë disa detaje në lidhje me çështjen e Greqisë.

Sipas tij ende nuk ka një datë për hapjen e bisedimeve, por ndërkohë grupet negociatore po punojnë për çështjen.

“Kemi një marrëveshje në diskutim, draft marrëveshje për kufizimin e zonave detare dhe dy projektmarrëveshje në diskutim, një për piramidat dhe tjetra për menaxhimin e incidenteve kufitare. Ne shpresojmë që me tre projekte marrëveshjet e mbyllim gjithë çështjen që është në diskutim”, tha Bushati.

Ndërsa për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ministri ndau këtë mendim:

“Në rastin e Shqipërisë mendoj se kemi plus në raport me Greqinë që është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ofron një libër rregullash se çfarë duhet të bërë.

Ne i kemi qëndruar me besnikëri këtij vendim, qoftë në aspektin procedural te pajisja e grupit negociator me plotfuqi dhe në aspektin substancial.

Nga ana tjetër, duhet të jemi realist dhe nuk mund ta ushqejmë opinionin publik me iluzione të rrejshme.

Vendim i i Gjykatës Kushtetuese është imponues dhe vijë e kuqe për ne, dhe nuk është e njëjta gjë për Greqinë. Nuk ka humbur Greqia as një luftë me ne dhe as ne me Greqinë që vendimi i një Gjykate të ketë efekt dhe në vendin tjetër," deklaron Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543