INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati me përfaqësues të Preshevës, Serbia t’i garantojë të drejta kosovarëve

Bushati me përfaqësues të Preshevës, Serbia t’i garantojë të drejta kosovarëve

Publikuar më: 15:39 23-08-2018

Çështja e të drejtave të Shqiptarëve, si dhe zhvillimet e tanishme në rajon kanë qënë në qendër të takimin mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit dhe grup të përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës. Ata kanë folur mbi zhvillimet e fundit në Rajon, veçanërisht për procesin e Dialogut Kosovë-Serbi. Ministri Bushati e ka vënë theksin tek rëndësia e vijimësisë së dialogut dhe orientimin e tij në mënyrë efektive, por drejtuar dhe një apel Serbisë. “Ne i qëndrojmë bindjes tonë se procesi i dialogut duhet të përmbyllet me një Marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, që do të sillte jo vetëm normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre, por edhe do të ishte një garanci e fortë për stabilitetin demokratik të të gjithë rajonit. Ajo çka kërkojmë nga Serbia për ju është të sigurojë as më shumë e as më pak sesa të drejtat që gëzojnë serbët në Kosovë", tha Ministri i Jashtëm.

Bushati shtoi se shteti shqiptar do të vijojë të kërkojë nga për shqiptarët e Luginës atë që atyre u takon, më shumë mirëqënie, më shumë respekt dhe përfshirje në proceset integruese të Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0019681453704834