INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati në Slloveni: 3 rreziqet e rajonit të Ballkanit

Bushati në Slloveni: 3 rreziqet e rajonit të Ballkanit

Publikuar më: 14:08 05-09-2017

Në vizitën e tij në Slloveni, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka renditur tre rreziqet imediate që i kanosen rajonit.
Ditmir Bushati:
“Rreziku i parë është që zgjerimi mos të konsiderohet më si objektiv parësor i përbashkët, rreziku i dytë është që rritja e bashkëpunimit politik në rajon të mos ketë impakt konkret në jetën e qytetarëve tanë; ndërsa rreziku i tretë ka të bëjë me tendencën e re për të sakrifikuar shtetin ligjor në altarin e stabilitetit”.
Krahas bisedimeve për ritmin dhe cilësinë e procesit të integrimit, Ministri Bushati u shpreh se ka ardhur koha që ky proces të ketë një kalendar dhe afate.
Përgjatë konferencës ministrore, në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Ministri Bushati shprehu besimin se progresi i Shqipërisë në zbatimin e reformës në drejtësi dhe prioritetet e qarta te qeverisë së re shqiptare në fushën e integrimit, krijojnë kushtet të mira për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666