INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati: Nuk po shfrytëzojmë refugjatët për integrimin në BE

Bushati: Nuk po shfrytëzojmë refugjatët për integrimin në BE

Publikuar më: 12:33 27-08-2018

Një ditë pasi Italia duket se zgjidhi krizën e 150 emigrantëve ku Shqipëria merr 20 emigrantë nga Eritrea, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për BBC, foli për vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë emigrantët,të cilët ndodhen në brigjet italiane. Sipas Bushatit refugjatët nuk po shfrytëzohen për integrimin në BE.

“Nuk e shohim krizën e refugjatëve si mënyrë për të përparuar me procesin e integrimit në BE. Procesi ynë bazohet në rregulla dhe parime të tjera. Sigurisht që do të donim ta shihnim BE-në më të angazhuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë vendin tim. Kemi dëgjuar në të shkuarën debate për ndërtimin e kampeve të refugjatëve jashtë BE-së. Kjo do të ishte e papranueshme, sepse ne e shohim këtë si një përpjekje të përbashkët me vende të tjera të BE-së. E di shumë mirë, sepse ka pasur njerëz që na kanë kritikuar. Na kanë thënë që refugjatët që po ndihmojmë nuk janë nga Italia, por nga Eritrea. Por këtu po flasim për njerëz, në radhë të parë. Mendoj se është një mesazh edhe për BE-në’’ tha ministri Bushati.

Mësohet se 20 emigrantët do të mbërrijnë me traget nga porti i Durrësit dhe më pas do të strehohen në një nga 4 qëndrat për azilkërkues që ka Shqipëria. Edhe pse nuk është bërë e ditur ende, mësohet se si qendra më optimale shihet mundësia e strehimit të tyre në qendrën e Karrecit në Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277