INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati sulmon Berishën: Së shpejti do zbardhet marrëveshja jote e detit

Bushati sulmon Berishën: Së shpejti do zbardhet marrëveshja jote e detit

Publikuar më: 18:52 02-02-2018

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati sulmon ish-kryeministrit, Sali Berisha për marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi të nënshkruar në vitin 2009. Reagimi i Bushatit vjen pasi më herë Berisha akuzoi qeverinë se i ka falur shtetit grekë 6 milje ujëra detare. Sipas liderit historik të demokratëve në kë pjesë deti ndodhen fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në detin Jon dhe Mesdhe. Bushati e e këshillon Berishën që të shikojë hallet me drejtësinë e re.
“Sali! Ti e kupton më mirë nga të tjerët se ç’faqe e zezë do duket marrëveshja jote e detit së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtësinë e re”, shkruan Bushati në facebook. Ish-kryeministri Berisha deklaroi se opozita kundërshtoi në mënyrë të prerë të bisedonte për zgjidhjen e çështjes me pazar duke insistuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj dhe do zbatohet.

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533