INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bushati takon princin e Arabisë, “vath në vesh” porositë e Ramës për investimet në vend

Bushati takon princin e Arabisë, “vath në vesh” porositë e Ramës për investimet në vend

Publikuar më: 17:25 25-08-2017

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka vendosur të vërë në zbatim këshillën e kryeministrit Edi Rama lidhur me diplomacinë ekonomike e cila do të bëjë të mundur sjelljen e investimeve të huaja në vend. Bushati ka folur për mundësinë e investimeve nga jashtë në takimin që realizoi sot me Princin e Arabisë Saudite, Al-Waleed. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Bushati në një status të postuar në Facebook.

“Takimi i sotëm me Princin Al-Waleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës”,- shkruan Bushati,pas takimit të tij me princin arab.

Article Logic
Execution time: 0.0030891895294189