Pas suksesit të madh me këngën “anuloje” Buta ka vendosur që të sjellë një tjetër produksion muzikor. Bëhet fjalë për këngën e tij më të re të quajtur “OK OK”, të cilën reperi duhet ta kishte postuar sot. Si rrallëherë kjo këngë nuk është publikuar në kanalin e Youtube në kohën e duhur.
Me anë të një postimi në Instagram, ai tregoi se e kishte zënë gjumi dhe kishte harruar të ngarkonte këngën në Youtube. Kjo arsye është komentuar pa fund dhe sinqeriteti i reperit ka bërë që fansat ta duan dhe ta mbështesin akoma më shumë.