Këngëtari Butrint Imeri, ka publikuar para pak ditësh këngën e tij më të re, me titull “Hajt Hajt”, që mesa duket do të jetë pjesë e hiteve verore, në tregun muzikor shqiptar.
Kjo këngë mezi pritej nga fansat e tij pasi pjesë e video klipit është bërë edhe moderatorja Kiara Tito dhe në vetëm 4 ditë nga publikimi, “Hajt Hajt” numëron mbi 5 milion klikime për një javë.
Së fundmi, këngëtari 22-vjeçar postoi një video në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet me një shampanjë në dorë i cili e hap shumë i lumtur duke festuar për suksesin e këngës së tij.