Butrint Imeri është një ndër këngëtarët shqiptarë më të pëlqyer, veçanërisht nga vajzat të cilat duket se e pëlqejnë shumë stilin e tij në të kënduar si dhe pamjen e jashtme.
Gjithashtu këngët janë shumë të suksesshme dhe është për tu thënë se kanë një numat të lartë “views” duke parë shifrat e këngëtarëve dhe këngëtareve të tjera shqiptare.
Së fundmi Butrint Imeri po bën namin me këngën “Alea” e cila është pëlqyer shumë nga publiku, madje gjatë një teme të trajtuar në emision “KafeIN” në IN Tv, “Kush mendoni se është hiti i verës 2018”, kënga “Alea” ishte në “top 3” më të përsëritur.
Ç’është e vërteta “Alea” është një këngë shumë ritmike, tipike verore, klipi është shumë ekzotik vendet ku supozohet të jetë xhiruar janë shumë të veçanta dhe të bukura njëkohësisht , por mesa duket një pjesë e vogël e tyre janë punuar me efekt.
Me pak fjalë, Butrinti na ka mashtruar “pak”, duke na bërë të mendojmë se videoklipi i tij është xhiruar "bio 100%"... Por siç mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme, "djegia" nuk është bërë ashtu siç duhet, sikurse në rastin e majmunit, ku dora del shumë “jashtë loje”.
Gjithsesi nuk është ndonjë çudi e madhe sepse janë të shumë personat i punojnë klipet e tyre me efekte, por në rastin e Butrintit tek “Alea”, duket pak më i qartë...
Gjithsesi nuk është “fundi i botës” sepse kënga është shumë e këndshme dhe fiks për sezonin e verës. /intv.al/
Autor: E CARA