INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Butrint Imeri në një marrëdhënie me Kiara Tito? Ja çfarë thotë ai publikisht

Butrint Imeri në një marrëdhënie me Kiara Tito? Ja çfarë thotë ai publikisht

Publikuar më: 20:38 03-02-2018

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të mirë dhe më simpatikë shqiptarë e sigurisht shumë i pëlqyer nga fanset femra. Para pak ditësh, ai u përfol në mediat online për një lidhje të mundshme me moderatoren simpatike Kiara Tito për shkak të komenteve të dyshimta që ata i linin njëri-tjetrit në Instagram. Mirëpo Kiara, i mohoi këto thashëtheme dhe u përgjigj se me Butrintin kanë një miqëis që ka nisur në televizion, asgjë më shumë.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Imeri foli mbi projektet e tij më të fundit dhe për jetën private. Vetëm disa kohë më parë këngëtari është përfolur në media për një lidhje të mundshme me prezantuesen Kiara Tito, por ai tha se janë vetëm shokë me njëri-tjetrin.

“Kiara është shoqe e mirë, asgjë tjetër. Të gjithë besoj kanë shokë, ne jemi një rreth shumë i mirë që dalim me njëri-tjetrin, shoqëria s’është e ndaluar. Unë nuk kam një lidhje aktualisht, jam i dashuruar me fansat e mi”, tha Imeri.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333