INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Butrint Imeri në një romancë me modelen në klipin e tij të fundit?

Butrint Imeri në një romancë me modelen në klipin e tij të fundit?

Publikuar më: 12:34 25-07-2025

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa Lleshi, ka reaguar së fundmi pas komenteve që kanë qarkulluar në rrjet pas paraqitjes së saj në videoklipin më të ri të këngëtarit Butrint Imeri, të titulluar “Harrom”.

Pas publikimit të klipit, një komentues në rrjete sociale shkroi:

E paska zënë Butrinti

-duke aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre. Por Melisa nuk e la pa përgjigje.

Me një ton ironik dhe të drejtpërdrejtë, ajo reagoi:

Okej, sot është 2025. Nuk do të thotë që një çikë e një djalë po e bëjnë një klip bashkë që i kanë 25 fëmijë bashkë, edhe që janë martu edhe që gjithë jetën kanë me qenë bashkë.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një bashkëpunim krejtësisht profesional dhe se nuk ka asgjë përtej asaj që shfaqet në klip.

Një klip e kemi bërë dhe aty ka përfunduar puna

-shtoi Melisa.

Reagimi i saj u bë viral në rrjete sociale dhe nxiti diskutime mbi mënyrën sesi publiku shpesh e tejkalon kufirin mes artit dhe jetës private, sidomos kur bëhet fjalë për bashkëpunime mes meshkujve dhe femrave në industrinë shqiptare të muzikës.

Article Logic
Execution time: 0.0021049976348877