Me anë të një fotoje të shkëputur nga fëmijëria e tij, këngëtari i dashur u publikut shqiptar, Butrint Imeri ka zbuluar orën se kur do të publikohet projekti më i fundit muzikor i tij me titull ‘M’ke rrejt’.
“Gjeni personazhin në foto. Nesër në orën 19:00 ‘M’ke rrejt”, ka shkruar artisti krah postimit të fundit në ‘Instagram’.
Në të dallohet Butrinti në moshë të vogël së bashku me të gjithë shokët dhe shoqet e klasës. Ajo çfarë bie tjetër në sy është veshja e tij dhe qëndrimi prej një djali të shkathët në foto.
Imeri ka ndarë rrallëherë me fansat e tij momente si këto.