Ndërkohë që suksesi i "Eja Eja" vazhdon në mediat shqiptare, Butrint Imeri duket se ka gati projektin e tij të rradhës, këtë herë nën titullin "Kanga Jote".
Klipi, i realizuar nga Filmnation, ka përfunduar xhirimet pak ditë më parë dhe nga ajo që kuptojmë pas publikimit të trailerit është se Butrinti, ndryshe nga pasioni i Eja Eja, këtë herë do të thyejë gota e do të shtyhet me të dashurën e tij, sigurisht atë në klip. Muzika është realizuar nga K-Master ndërsa teksti nga Lyrical Son në bashkëpunim me vetë artistin 20 vjeçar.
Ky trailer na zbulon shumë pak, klipin e plotë presim ta zbulojmë pas pak ditësh.
Kanga jote...#ComingSoon
Posted by Butrint Imeri on Thursday, April 7, 2016