Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, po ashtu dhe shumë i preferuar nga femrat.
Pas suksesit të “Hajt Hajt” të publikuar muajin e kaluar, Butrint Imeri ka arritur një tjetër sukses me këngën më të re “Dream Girl” në bashkëpunim me reperin e njohur Nimo, i cili e ka publikuar para një jave e cila ka marrë padyshim një sukses të madh duke arritur shikueshmërinë deri në 4.9 milion.
Thuhet se kur një njeri vërtetë të do, e krijon kohën për të ndenjur me ty sado të ngarkuar ta ketë axhendën.
Së fundmi, këngëtari ka ndarë një foto në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory me një person shumë të rëndësishëm për të. Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë Butrinti qëndron pranë një prej njerëzve që ai çmon më shumë ndër të gjithë, pranë gjyshit të tij.
Edhe pse fjalët mungojnë, domethënë ndonëse Butrinti nuk ka shkruar asgjë për gjyshin në foto, e qeshura në fytyrat e tyre e tregon mjaft mirë sa e rëndësishme është për te dy ta kenë pranë njëri-tjetrin.