Këngëtari 19 vjeçar aktualisht po shijon suksesin e këngës së tij më të fundit, por duket se edhe pas një pune të lodhshme nuk ia del të qëndrojë larg muzikës.
Butrinti ka postuar një video në të cilën po këndon një këngë për të cilën ka shkruar në mbishkrim se “e pëlqen”. Bëhet fjalë për as më shumë e as më pak se një nga superhitet e kohëve të fundit, “Love Yourself” e Justin Bieber. Përtej mini-performancës së tij shumë të mirë live që shkaktoi një vërshim të vërtetë komentesh pozitive nga fansat, duhet thënë gjithashtu se kjo këngë i shkon shumë. Madje ndërmjet variantit të Butrintit, i cili duket se e ka personalizuar këtë copëz kënge në stilin e tij, dhe atij të Justin ka shumë pak ndryshim. Kujt ia priste mendja? Ata që gjykuan se Butrinti ngjason me Justin Bieber kur këndon paskan pasur të drejtë.