Me siguri nuk do t’ju kishte shkuar në mendje!
Ajo është një nga moderatoret më seksi shqiptare dhe shumë e preferuar nga publiku. Luana Vjollca, në programin e saj këtë të shtunë, ka zbuluar disa lajme ekskluzive për veten, veçanërisht të metat. Ajo vendosi t’i tregojë publikisht, jo nga qejfi më shumë se sa nga “halli”. Ajo u vu përballë Butrint Imerit në një nga lojërat dhe çuditërisht vendosi t’i përgjigjej pyetjes rreth të metave të saj.
“Ok, po e them publikisht. Të gjithë këtu ankohen për mua që nuk jam korrekte, që vonohem me orë sa herë kemi regjistrime. E di, e pranoj. Por mami im thoshte ‘nervi’ meqë jam pak nevrike.” – tha ajo pas pyetjes se çfarë donte të përmirësonte tek vetja.
Faleminderit për sinqeritetin Luana!