Mesa duket përfshirja e Eleni Foureira, shqiptares më të suksesshme në Greqi, në industrinë e muzikës shqiptare është një fakt që sa vjen e bëhet më konkret.
Ndoshta në kërkim të hiteve më të reja shqiptare, ajo ka përzgjedhur një prej tyre për të shpërndarë në profilin e saj në Facebook, dhe pikërisht bëhet fjalë për hitin e ri të Butrint Imeri - Kanga Jote, transmeton Express.
Talenti i artistit 20 vjeçar, i cili deri tani ka arritu mbi 800mije klikime në një jave, duket se i ka tërhequr vëmendjen Elenit aq sa ajo ka dashur ta ndajë më të gjithë fansat e saj. Nëse "Kanga Jote" kthehet në hit në Greqi, atëherë Butrinti i ka një borxh të madh Elenit!