Dy këngëtarët e famshëm Yll Limani dhe Butrint Imeri ishin të ftuarit këtë 1 Janar në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën në Top Channel.
Të dy shumë hermetikë përsa i përket jetës së tyre private dhe nuk na ndodh shpesh herë të mësojmë shumë gjëra interesante që nuk i kemi ditur më parë.
Mirëpo në “Shiko Kush LUAN” dyshja zbuluan shumë për veten e tyre. Madje edhe cila do ishte vajza VIP shqiptare që ata mendojnë se do ishin çifti perfekt. Butrint Imeri zgjodhi Elvana Gjatën, ndëra Yll Limani zgjodhi yllin shqiptar Elsa Lila.
Kështu çunat “u mbrojtën” nga dënimet e vështira të sfidës.