E lajmeruar vetem nje dite me pare duket se video e rradhes se Butrintit do te vije me shpejt se sa e prisnim dhe ne nje menyre teper te vecante. Ka qene vet Butrinti qe dje ka postuar nje video te shkurter nga backstage i klipit qe do te mbaje emrin "E Jona" dhe qe menjehere ka ngjallur interes mes fansave
Ajo qe e ben me te vecante kete projekt muzikor eshte menyra se si artisti, i cili pas pak ditesh mbush 20 vjec, ka zgjedhur ta prezantoje ate.
Permes nje postimi ne rrjete sociale, kuptojme se fansat e tij do te jene te paret qe do te shohin videon ne nje event te vecante qe do te mbahet te shtunen ne oren 15:00 prane New Born. Prej aty, stafi i Butrintit do ti drejtoje fansat pak metra me larg ne nje hapsire te rezervuar enkas per kete prezantim ku ai do ti surprizoje ato
me disa performanca live te kenduara ne versionin cover te hiteve te tij. Me pas te gjithe do te kene mundesi te shohin videon e te bejne foto me idhullin e tyre. Nje dite me pas, pikerisht me date 3 Korrik kur Butrinti ben 20 vjec, video do te prezantohet edhe ne kanalin e tij zyrtar ne YouTube.
"E jona" eshte nje projekt muzikor i prodhar nga Cricket Beats me video te Valon Aziri dhe tekst te Butrintit dhe Elinel.