Kishte ardhur koha të shihnim këngëtarin Butrint Imeri në një studio regjistrimi.
Pas hitit “Eja Eja”, Butrinti bëri nja pauzë të shkurtër dhe duket se së shpejti do të vijë me projekte të reja, të paktën kështu duket nga foto. Ai ndodhet në Red Box, një studio e cila mirëpret herë pas here emra të mëdhenj të muzikës si Dafina Zeqiri, Gjiko, Dhurata Dora etj. Ende nuk kemi info se çfarë duhet të presim nga ky artist, por me siguri shumë shpejt do të surprizohemi. Jemi gjithë sy e veshë…Veçanërisht kur duket se çdo gjë që prek e kthen në një hit!